Kosovë
Fjalitë e Albin Kurtit për LDK-në që çuan në reagimin e ashpër të Hykmete Bajramit

Kryeministri në detyrë Albin Kurti është përplasur me ministren në detyrë të arsimit, Hykmete Bajrami, pasi Kurti foli se ‘si regjimi i vjetër bashkë me Presidentit e ka ndalur atë në punët e mira që po bënte si kryeministër”.
“U hap luftë ndaj qeverisë ndaj institucioneve të qeverisë, në kohën e COVID 19 e kemi pasur të pamundur të koncetrohemi qind për qind në pandemic sepse duhej të merreshim me cështje juridike e për të pritur vendimin e Kushtetueses se sa kishim hapësirë të vazhdonim me masat. Pse gjithë ky inat, pse gjithë kjo nguti për të marrë ulësën e kryeministrit të cilën unë e kam fituar për votave të qytetarëve. Është vërtet për keqardhje trajtimi që i është bërë Kryeministrit nga presidenti dhe nga regjimi i vjetër”, ka thënë Kurti, përcjell Periskopi.
Kur ministrja e arsimit mori fjalën, i është kundërpërgjigjur Kurtit kështu:
“Për ne si ministra të LDK-së kjo periudhë ka qenë jashtëzakonisht e vështirë, ju e dini se në momentin kur ka ra qeveria të gjithë si ministra, kemi kërkuar nga partia që të lirojmë këto pozita, mirëpo na është kërku nga kryetari i partisë Isa Mustafa që të vazhdojmë në kohë pandemie, andaj i nderuar kryeministër kërkoj konsideratë sepse nuk mund të konsiderohemi si ministra të sukesshëm nëse sipas jush, i takojmë një regjimi të vejtër dhe sipas jush, i takojmë një familjeje që është pjesë e korrupsionit. Na lejoni që në këto ditë vështira të jemi në shërbim të qytetarëve”, tha ajo./PERISKOPI/






















