Connect with us

Sport

FIFA anulon çmimin ‘Best Award’ për këtë vit

Publikuar

Ceremonia do të zhvillohej në Milano në shtator, por kjo nuk do të ndodhë më për shkak të pandemisë koronavirus.

Kjo do të thotë që lojtarët si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk do të mund ta fitojnë kësaj radhe çmimin ‘Lojtari më i mirë’ nga FIFA, përcjell lajmi.net.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka qenë i qartë që nga fillimi i kësaj pandemie se çështjet do të merren me përdorimin e sensit të përbashkët dhe kujdes paraprak maksimal.

FIFA tashmë ka pezulluar Kupat Botës të femrave U-20 dhe U-17 deri në shkurt 2021, si dhe Kupën Botërore të futsallit, duke i shtyrë deri në vitin 2021.

Konkurrenca e vetme e FIFA-s që nuk është pezulluar ende është Kupa e Botës për Klube, e cila është vendosur të zhvillohet në Abu Dhabi në dhjetor. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK