Kosovë
Faza e dytë: A po e rrezikon Kosova hapjen e planifikuar më 18 maj?

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se në rast se situate me pandeminë përkeqësohet, mund të shtyhet faza e dytë e hapjes, e cila është paraparë që të nis më 18 maj.
“Nuk ka një vendim tjetër përvec atij që është marrë më herët që faza e dytë e hapjes të nis më 18 maj, por kjo nuk nënkupton që lufta ndaj panedmisë ka përfunduar, ende ka probleme serioze në shumë shtete dhe nuk duhet të mendojmë që e kemi kaluar pandeminë” ka thënë z.Hoti në Klan, përcjell Periskopi.



















