Connect with us

Lajme

Fati Qaili: Bankinat me grafite në Çair janë vetëm një tallje me qytetarët

Publikuar

me

Fati Qaili, këshilltar i Komunës së Çairit nga Aleanca për Shqiptarët në konferencën e sotme për shtyp theksoi se bankinat e betonit të vendosura si barrikada në Çair në bulevardin më të frekuentuar “Cvetan Dimov” ishin një tallje në vete me qytetarët e Çairit, por vula e kësaj talljeje u bë edhe më evidente me grafitet e shkruara në këto bankina nga ana e Qytetit të Shkupit bashkë me komunën e Çairit!

“Qytetarët e Çairit nuk meritojnë trajtim të tillë nga ana e vetë autoriteteve komunale të cilat janë të obliguara që rrugët e Çairit t’i rregullojnë sipas standardeve moderne ashtu siç edhe kishin premtuar.
Është më se e vërtetë se me vite kjo rrugë ka nevojë për rregullim infrastrukturor, rregullim ky që ishte premtim i BDI-së për çdo cikël zgjedhor, por që fatkeqësisht përfundoi si një tallje ndaj qytetarëve!
Për fëmijët, të rriturit, e të gjithë qytetarët e Çairit këto barrikada nuk paraqesin asnjë lloj sigurie përpos se një kaosi edhe më të madh”, potencoi Qaili, njofton news33.

Ai tha se sëse kjo është mënyra se si BDI i zgjidh problemet e qytetarëve, pyesim publikisht se si do të zgjidhet çështja e kanalizimit që njëjtë është problem shumë vjeçar i qytetarëve të Çairit, si do të ndjehen të sigurt qytetarët kur kuadro të BDI-së lejojnë plaçkitje të postës, e mos vallë BDI mendon se nevojat e nxënësve do t’i plotësojë me vendosjen e emrave të tyre nëpër grafite ?!

“Nga 158.332.118 denarë të ndara për infrastrukturë sipas “kontratës” së Visar Ganiut pyesim kryetarin e komunës sa i kushtuan bankinat e betonit ? Sa para ndau qyteti i Shkupit e sa komuna e Çairit për këtë projekt të dështuar, sa para nga buxheti komunal do të numërohen si të shpenzuara për këtë projekt ?
Ftojmë kryetarin e komunës së Çairit ta lexojë kontratën e vet, të nënshkruar nga ai dhe t’i rikujtojë obligimet që dalin nga një nënshkrim i dhënë para mijëra qytetarëve!, theksoi Qaili.

Aleanca për Shqiptarët gjithashtu kërkon nga autoritetet të largojë bankinat e betonit dhe bulevardi të ndahet me shtigje të gjelbra në mes, ashtu siç duhet edhe siç e meritojnë qytetarët.

MË TË LEXUARAT