Sport
Enrique zbulon pse u transferua falas nga Real Madrid te Barcelona

Janë edhe më të paktë ata që janë transferuar drejtpërdrejt nga njëra skuadër tek tjetra.
Një gjë të tillë e ka bërë Luis Enrique, kur në vitin 1996, u largua nga Real Madrid, për t’iu bashkuar Barcelonës.
“Unë kisha përfunduar kontratën time me Realin pas pesë vjetësh qëndrim. Ne nuk arritëm një marrëveshje për të vazhduar atë”, ka deklaruar Enrique, përcjell lajmi.net.
“Ata donin të rinovonim por nuk arritëm marrëveshje. Dhe nga aty, u transferova te Real Barcelona”.
I pyetur pse kishte festuar golin kundër Real Madridit duke treguar fanellën, Enrique u përgjigj: “Kur shënon gol, duhet të festosh”./Lajmi.net/






















