Connect with us

Kosovë

Emocionuese: Adem Jashari i Ri mbushi sot 18 vjet

Publikuar

Adem Jashari i Ri sot ka mbushur 18 vjet.

Bekim Jashari shkruan:

Sot mbushi 18 vite Ademi jonë i ri, nipi i Komandantit Legjendar Adem Jashari.

18 vite jetë në Kosovën tonë të lirë që gjyshi yt Ademi, babushi Hamëza e të rënët tjerë aq shumë e deshën e për të cilen luftuan e ranë për të mos vdekur kurrë.

I rritur e i edukuar në frymen patriotike e të atdhedashurisë Ademi tani fillon një rrugëtim të ri, atë të përgatitjes së tij profesionale për t’i shërbyer vendit.

Urime ditëlindja Adem, vazhdo të na bësh krenar duke ndjekur rrugën e gjyshit tend, emrin e të cilit e mbanë me krenari.

Uroj që ti dhe bashkëmoshatarët tu të jetësoni amanetin e heronjve tonë, duke punuar në zhvillimin e shtetit tonë të ndërtuar me shumë mund e sakrificë.

Gëzuar ditëlindjen Adem Lulzim Jashari!

NA NDIQ NË FACEBOOK