Connect with us

Kosovë

‘Edhe zogjtë e dinë për raportet me Kurtin’, Rugova: Vjosa Osmani nuk është më në LDK

Publikuar

më

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, ka thënë se Vjosa Osmani nuk mund të konsiderohet më pjesë e LDK-së, përderisa ajo deklaroi që ”edhe zogjtë e dinë për raportet e saj me Albin Kurtin”, kryeministrin në detyrë të Kosovës.

Rugova ka deklaruar sot se nuk ekziston asnjë standard botëror i njëjtë me sjelljen e kryetares së Kuvendit të Kosovës me partinë ku bën pjesë, në këtë rast me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

”Vjosa Osmani ka thënë se ”edhe zogjtë e dinë për raportet e saj me Albin Kurtin” dhe u kry puna”.

”Ajo nuk është më në LDK dhe nuk ka asnjë standard në botë, e që ekziston, në të cilin mund të lejohet që dikush ta trajtojë atë [Vjosa Osmanin] në këtë formë”, citon gazeta Blic të ketë thënë Rugova.

Mosmarrëveshjet mes Osmanit dhe partisë së saj nisën qysh pas rrëzimit të qeverisë Kurti, kur ajo votoi kundër rrëzimit të Kurtit.

NA NDIQ NË FACEBOOK