Sport
Edhe një kampionat bëhet gati për rifillim

Kanali Fox Sports nuk e ka konfirmuar akoma marrëveshjen për transmetimin e fundit të sezonit, deri në fund të gushtit, duke ditur që ndeshjet do të zhvillohen pas dyerve të mbyllura dhe në një numër të kufizuar të stadiumeve, përcjell lajmi.net.
Vendimi për të rifilluar kampionatin pason lehtësimin e kufizimeve në distancimin shoqëror të miratuar në territorin australian.
Federata sqaroi se lojtarët duhet të jenë në gjendje të stërviten deri në mes të qershorit dhe të rifillojnë garën në mes të korrikut.
A-League u ndalua gjashtë ditë pas përfundimit të sezonit të rregullt, me Sidney që kryeson ligën me 8 para Melbourne City FC, që megjithatë ka tre ndeshje më shumë të zhvilluar. /Lajmi.net/






















