Sport
Edhe në futbollin e Kosovës do të lejohen deri në 5 zëvendësime gjatë një ndeshje

FIFA kishte kërkuar ndryshime te rregulli i zëvendësimeve, duke iu lejuar skuadrave që të kenë të drejtën e pesë zëvendësimeve gjatë një ndeshje në kohën e pandemisë së koronavirusit, shkruan lajmi.net.
Ky ndryshim, fillimisht është aprovuar nga IFAB, dhe tani të njëjtin e ka pranuar edhe Komisioni i Gjyqtarëve në Kosovë.
Andaj, në Superligën e Kosovës dhe në Kupën e Kosovës, do të lejohen pesë zëvendësime gjatë një ndeshje, por ato duhet bërë në tri mundësi.
Njoftimi i plotë i FFK-së:
Ditë më parë IFAB e ka aprovuar propozimin e FIFA-s për të futur një ndryshim të përkohshëm në Ligjin 3 – Lojtarët, në lidhje me numrin maksimal të zëvendësimeve të lejuara për garat e planifikuara që përfundojnë në vitin 2020, pavarësisht nëse tashmë kanë filluar. Ky ndryshim është bërë si pasojë e pandemisë Covid-19.
Komisioni i Gjyqtarëve e ka aprovuar këtë ndryshim dhe ajo do të zbatohet në vazhdimin e garave të këtij edicioni si në garat e Digitalb Kupës së Kosovës, ashtu edhe në kampionat, ngase kjo do t’u mundësojë skuadrave ta kenë më të lehtë përballimin e orarit të ndeshjeve në vazhdim.



/Lajmi.net/






















