Sport
E thotë edhe Rooney: Man Utd shkarkoi shumë herët Van Gaalin, mësova më së shumti nga ai

Ish kapiteni i Manchester United, Rooney, beson se ‘Djajtë e kuq’ mund të bënin më mirë me Louis van Gaal, po të mos nxitoheshin me shkarkimin e tij..
Wazza ka thënë se ka mbetur i befasuar me vendimin për shkarkimin e holandezit në vitin 2016.
Van Gaal kishte fituar Kupën FA, por bordi vendosi për shkarkimin e tij dhe për emërimin e Jose Mourinho. Ky veprim, tashmë po vihet në pikëpyetje nga Rooney.
“Isha i shkatërruar kur Louis u shkarkua. Për mua, ishte shumë qejf të punoja me të”, ka thënë Rooney, transmeton lajmi.net.
“Duhet ta kishim mbajtur për sezonin e tretë. Ne do të bënim shumë më mirë. Ndihesha sikur gjërat përmirësoheshin dhe lojtarët filluan të kuptonin vizionin e tij”, ka shtuar anglezi.
“Në dy vite me të, unë mësova më shumë sesa me secilin trajner. Kjo është pse do t’i jem gjithmonë mirënjohës. Jo vetëm që më bëri kapiten, por edhe që besonte në mua”, ka thënë ndër të tjerash Rooney.
Me ato që thotë Wazza, duket se Sir Alex Ferguson nuk ka arritur t’i mësojë aq shumë atij, krahasuar me LVG. /Lajmi.net/






















