Sport
E thonë nga policia: Kemi frikë për rifillimin e Premierligës, tifozët do të grumbullohen jashtë stadiumeve

Sportsmail zbuloi të martën se planet për të përfunduar sezonin në vendet neutrale, si pjesë e Projektit Rifillimi janë vendosur të hiqen pasi qeveria u zotua të shikojë përsëri në lejimin e klubeve të luajnë në stadiumet e tyre.
Por zyrtarët e ligës tani janë paralajmëruar që klubet që luajnë në shtëpi do të jenë ‘të mbushura me rreziqe’ dhe se tifozët do të arrijnë ‘në një numër të madh’, pavarësisht nga masat e bllokimit të koronavirusit dhe distancimi shoqëror që ende ekzistojnë.
David Jamieson, polic dhe Komisari i Krimeve të West Midlands, thotë se lejimi që të luhet në stadiumet e secilit do të bënte presion mbi shërbimin e policisë gjatë një periudhe tashmë të vështirë.
”Është thjesht e pakonceptueshme, pasi të dihet se një ndeshje futbolli po zhvillohet në shtëpi, që njerëzit nuk do të dalin përpara”, tha ai për Telegraph, transmeton lajmi.net.
“Unë mendoj se njerëzit do të mblidhen jashtë dhe rreth zonës së stadiumit dhe ata mund të arrijnë në një numër të madh”.
‘Kur oficerët janë jashtë këtyre bazave, kjo do të thotë se ata nuk po bëjnë punën e tyre normale. Për momentin kemi mjaft për të bërë zbatimin e rregulloreve pa marrë përsipër një punë të re. Nuk ka asnjë ngadalësim në sistem”, shpjegoi ai. /Lajmi.net/






















