Sport
E ardhmja e Ighalo në ajër, Man Utd dhe Shanghai nuk arrijnë marrëveshje

Sulmuesi nigerian ka bërë përshtypje në kohën e tij të shkurtër në ‘Old Trafford’ që kur u bashkua me klubin me huazim në janar, por marrëveshja e tij skadon muajin tjetër, përcjell lajmi.net.
United shpresonte ta zgjaste më tej atë datë për të lejuar vonesën në përfundimin e sezonit të Premierligës për shkak të koronavirusit.
Por sipas Sky Sports, Ighalo tani mund të thirret në fund të marrëveshjes së tij të huazimit pasi Shenhua e dëshiron atë të përgatitur në kohë për sezonin në Kinë, i cili fillon në korrik. /Lajmi.net/





















