Sport
Dy lojtarë të Juventusit ende nuk janë kthyer në Itali

Dy lojtarët e Juventusit po punojnë individualisht, por mungesa e tyre po ngjall polemikë në Itali.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Higuain u kthye në Argjentinë për të qenë pranë nënës së tij, e cila po vuan nga kanceri, megjithatë Bianconeri janë të shqetësuar për vonesën e Rabiot, përcjell lajmi.net.
Cristiano Ronaldo, Sami Khedira, Miralem Pjanic, Alex Sandro, Danilo, Douglas Costa, Wojciech Szczesny, Blaise Matuidi dhe Matthijs de Ligt ishin lojtarët e tjerë të Juventusit që u larguan nga Italia pas shpërthimit të koronavirusit, por ata të gjithë janë rikthyer në Torino. /Lajmi.net/






















