Sport
Drejtuesit e Man City blejnë skuadër në Belgjikë – e nënta në pronësinë e tyre

City Football Group kanë blerë një skuadër të re, duke ia bashkangjitur Manchester City, New York, Mumbai dhe të tjerave.
Bëhet fjalë për skuadrën nga liga e dytë e Belgjikës, Lommel SK, transmeton lajmi.net.
Skuadrat belge kanë akademi mjaft të forta dhe City mund të përfitojë nga talentët atje.
Lommel luan ndeshjet e saj si vendase në stadiumin me 8 mijë ulëse, Soeverein Stadium, në provincën Limburg.
Ata ishin në pozitën e gjashtë në ligën e dytë të Belgjikës, para se futbolli të suspendohej.
City Group Football ka në pronësi skuadrat e Man City, New York City, Melbourne City, Yokohama F. Marinos, Club Atletico Torque, Girona, Schuan Jiuniu dhe Mumbai City. /Lajmi.net/






















