Kosovë
Drejtori i RTK-së: Nuk kishte përleshje fizike – pas toneve ofenduese, Nol Nushi e gjuajti me ujë Tomë Gashin

Drejtori i RTK-së Ngadhnjim Kastrati, ka reaguar ndaj lajmit të publikuar lidhur me përleshjen fizike ndaj Tomë Gashit dhe Nol Nushit.
Ai ka thënë se ‘nuk kishte përleshje fizike’ duke sqaruar rastin më tutje. Por kujtojmë se mediat online, përfshirë edhe Zyrtare.net, lajmit në fjalë i janë referuar në portalin ‘Parrotlla’ që menaxhohet nga zoti Milaim Zeka, i cili ishte mysafir në emision.
Përndryshe, ky është njoftimi i z.Kastrati.
Te nderuar,
Menaxhmenti i RTK mohon lajmet e publikuara ne disa portale per nje perleshje fizike te mysafireve Tome Gashi dhe Nol Nushi ne studion e RTK pas debatit.
RTK njofton shikuesit se mysafiret kane vazhduar debatin me tone ofenduese edhe pas emisionit ku Nol Nushi i eshte kunderpergjigjur duke e gjuajtur me uje, por se nuk ka pasur perleshje fizike e as goditje ndermjet tyre.






















