Kosovë
Drejtësi për Agonin: Organizohet protestë për vdekjen e Agon Musliut

Një qytetar me emrin Arbnor Buzhala ka ndarë në profilin e tij në Facebook një fotografi të të ndjerit Agon Musliu që humbi jetën tragjikisht në karantinën e konvikteve në Prishtinë dhe një mbishkrim ku kërkon protesta.
Agon Musliu raportohet se vrau veten pasi u hodh nga kati i katërt i konvikteve në Prishtinë ku ndodhej në një karantinë të detyrueshme pas kthimit nga Gjermania.
Rrethanat e vendosjes së tij në karantinë përkundër sëmundjes mbesin të paqarta ndërkohë që qytetarët vazhdojnë kërkesën për drejtësi.
Arbnor Buzhala ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestët në rrjete sociale duke e publikuar fotografinë nëpër muret e profileve të tyre në Facebook, shkruan Periskopi.
Motot që ka shpërndarë përmes hashtagëve janë “DrejtësiPërAgonin”, “Duam Përgjegjësi” e “Ne Jemi Agoni”.
Protestojme nga tani per Agonin #Shperndajeni
#DrejtesiPerAgonin #DuamPergjegjesi
Ju ftoj te i bashkohi kesaj proteste ne rrjetet sociale, duke e publikuar kete fotografi neper muret e profileve tuaja ne Facebook dhe rrjetet tjera sociale.
Ne jemi vellezerit dhe motrat e Agonit #NeJemiAgoni
– Te nderuar qytetare te Kosoves!
Kjo proteste eshte bere per te kerkuar pergjegjesi dhe drejtesi per Agon Musliun.
Agon Musliu, 26 vjeçar nga Gjilani vdiq derisa ishte duke mbajtur karanantinen ne qendren karantinuese tek konviktet e UP-se.
Kerkojme drejtesi dhe pergjegjesi per Agonin, qe pergjegjesit e atyre qe nuk u kujdesen per Agonin, te vihen para drejtesise.






















