Connect with us

Kosovë

Dorëzohet VV: Pranon që dosjet e keqpërdorimeve gjatë pandemisë të dërgohen në Prokurori

Publikuar

më

Dyshimet për keqpërdorime në Ministrinë e Shëndetësisë që drejtohet  nga Arben Vitia do të përfundojnë në Prokurorinë e Shtetit. Kjo pasi që Vetëvendosje , partia në pushtet, tashmë është pajtuar për një gjë të tillë, pas refuzimit të djeshëm.

Dje, kryetarja e këtij komisioni Albena Reshitaj kishte bërë të ditur për media se deputetët e VV-së kishin ikur nga komisioni ende pa ardhur koha e votimit për dërgimin e lëndëve në procedurë që të shqyroheshin në Prokurori.

Megjithatë, del se sot nuk kanë mundur që ta bëjnë një gjë të tillë dhe keqpërdorimet e dyshuara tashmë do të shqyrtohen nga prokurorët e vendit, shkruan Periskopi.

Reshitaj ka paralajmëruar madje edhe themelimin e një komisioni hetimor mbi këto keqpërdorime të lidhura me menaxhimin e pandemisë Covid-19.

Këto keqpërdorime kanë të bëjnë me disa tenderë të dhënë nga kjo ministri, e të cilët besohet se kanë qenë abuzues të parasë publike.

Ministri Vitia kishte qenë në trysni të madhe për të dhënë dorëheqje edhe me rastin e vetëvrasjes së të riut Agon Musliu nga Gjilani në Qendrën Studentore në Prishtinë ku po mbahej pa vullnetin e tij në karantinë./Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK