Connect with us

Kosovë

Doktor Zekaj: Duhet të kemi ende shumë kujdes sepse nuk e dimë sa persona asimptomatikë kemi me COVID 19

Publikuar

Doktori Visar Zekaj thotë se edhe meqë kemi rënie të numrit të të infektuarve me COVID19, duhet të kemi kujdes sepse ‘ende nuk e dimë se sa persona asimpomatik kemi’.

Ai shkruan në Facebook:

Tani kur jemi futur në javën kur kemi rënie të numrit të perdonave të infektuar me COVID19, nuk duhet që të lirohemi shumë sepse akoma nuk e dimë se sa persona të infektuar asimptomatik kemi. Pra personalisht mendoj që akoma duhet të kemi kujdes të shtuar dhe ti përmbahemi rekomandimeve të nxjerra nga IKSHPK dhe Ministria e shëndetësisë. Tani meritat për gjendjen e mirë të pandemisë i atribuohen institucioneve që po mirren me pandeminë si:
– Ministria e shëndetësisë,
– Instituti kombëtar i shëndetësisë publike,
– Qendra Klinike Universitare e Kosovës me Klinikën Infektive si bartëse e trajtimit të pacientëve të infektuar me COVID19.
– Qendrat e mjekësisë familjare komunale,
– Shtabet emergjente komunale,
– Institucionet e rendit (policia),
– Ndjekja dhe respektimi i rekomandimeve nga ana e qytetarëve tanë.
Ne duhet të vazhdojmë të kemi kujdes të shtuar, të mbajmë distancën sigurisë mbi 1.5 metra nga njëri tjetri, të mbajmë higjenën personale, pastrimin e duarve me sapun ose dezinfektimin me bazë alkooli 70%, mbajtjen e maskave mbrojtëse.
Nëse kemi kujdes dhe ju përmbahemi këshillave besoj që shumë shpejt do të jemi të lirë.

NA NDIQ NË FACEBOOK