Connect with us

Lajme

Deputeti lë nam në Kuvend, reciton me shpirt “O moj Shqypni” dhe thotë se e ka shkruar Gjergj Fishta (VIDEO)

Publikuar

Parlamenti në Shqipëri është kthyer në një spektakël humori, i mbajtur çdo të hënë apo të enjte, por i financuar nga taksat e shqiptarëve.

Në çdo seancë nuk mungojnë gafat dhe perlat qesharake të deputetëve që paguhen nga qindarkat tona.

Një situatë e tillë ka ndodhur edhe ditën e sotme. Deputeti Ervis Meço, i futur në Kuvend nga listat e Partisë Demokratike, duket se nuk i njeh mirë poetët shqiptarë.

Ai ka mbajtur fjalimin e tij ditën e sotme në Kuvend, dhe gjatë fjalës ka recituar poezinë “O moj Shqypni”.

E teksa ajo që biem dakord janë vargjet që pasyrojnë situatën e vërtetë të Shqipërisë, deputeti bën gafën e madhe.

Në fund të fjalës së tij, ai thotë se kjo vjershë është shkruar nga Gjergj Fishta.

Shpresojmë që dikush nga kolegët t’i thotë Meços se vjersha është e shkruar nga Pashko Vasa, por nuk është çudi që edhe të tjerët të mos e dinë .

Për më tepër ndiqni videon:

NA NDIQ NË FACEBOOK