Connect with us

Kosovë

Deputeti i AAK’së: Albin, mos e kthe Serbinë në Kosovë duke e përdorur pandeminë

Publikuar

më

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arbër Tolaj, ka hedhur akuza të rënda ndaj Qeverisë Kurti për gjendjen në shëndetësi.

Ai ka thënë se në pikën kufitare të Merdares është futur konvoji me mjekë e infermierë serbë, me arsyetimin që të jepet ndihmë mjekësore për enklavat serbe.

Tolaj ka thënë po ashtu se Zyra për Kosovë e Metohi vazhdon të shpallë konkurse për punonjës shëndetësorë në territorin e Kosovës.

“Maskarada, e Qeverisë në ikje në dikasterin e Shëndetësisë, si duket nuk e ka ndërmend të ndaloj. Tashmë është raportuar se në Kosovë në pikën kufitare në Merdarë, konvoji me mjekë, infermierë dhe teknikë, është futur në territorin e Kosovës, me arsyetimin, se do të shpërndahen nëpër enklavat serbe. Ndërkohë informohemi për skandalin e radhës, ku e ashtuquajtura Zyra për “Kosovë e Metohi”, vazhdon me konkurse për punonjës shëndetësor, jo vetëm për Mitrovicën e Veriut, por edhe për Graqanicën dhe Gjilanin, ku sipas urdhërit të Qeverisë së Serbisë, 75 mjek dhe 125 infermierë-teknikë, pritet të angazhohen në Kosovë. E koautorë i gjithë këtij skenari, duket të jetë Qeveria jonë në detyrë. Këta nuk kursehen që të jenë patericë e Beogradit zyrtar, për ta mbështetur ridizajnimin e profilit të Serbisë para botës perendimore. Kurtianët, po vazhdojnë komoditetin e pushtetit pa asnjë të keqe, duke suportuar pa hezitim projektin serb”, ka shkruar Tolaj.

Deputeti ka kërkuar që t’u jepet fund këtyre gjërave, që ai i ka quajtur “shëmti”. Tolaj iu ka drejtuar kryeministrit Kurtit duke thënë se ai duhet të ndalet nga kthimi i Serbisë në Kosovë.

“Ndaj në rrethanat e krijuara është e domosdoshme që këtyre shëmtive tu ipet fund. Prandaj Albin, mos tento ta kthesh Serbinë në Kosovë, përmes formave indirekte, kinse në emër të pandemisë. Mos lejo që të denigrohen heronjët mantelbardhë shqiptarë, sepse që në ditën e parë qëndruan stoikisht në vijën e parë të frontit, të gatshëm për të mbuluar gjithë territorin e Kosovës, pavarësisht etnitetit. Mos Albin, se janë 600 mjek të papunë dhe vullnetarë, sikurse edhe 100 specialistë (gjithnjë sipas Odës së Mjekëve të Kosovës) të cilët kanë shprehë gatishmërinë të rreshtohen në ndihmë të popullatës gjithandej. Mos fyej intelektin, dinjitetin dhe aftësitë e kuadrove tona shëndetësore, ngase populli i Kosovës ua beson jetën, e ti bashkë me Ministrin tënd, nuk guxon të ua mohosh këtë të drejtë. Në vend se ti vlerësoni, e aplaudoni për vullnetin e gatishmërine, këtë armatë të punonjësve shëndetësor në Kosovë, ju zgjodhët ti thyeni, fyeni, e mbi të gjitha ti zëvendësoni me punëtor shëndetësor nga Serbia. Kujtuam Albin, se do të mjaftoheshe me skandalin e testeve nga Serbia. Mbase edhe me grupin e parë të Serbëve në veri, të cilët i sollët në Kosovë në emër të shëndetësisë. Apo edhe me Jabllanoviqin, të cilin e lejove të sorollatej nëpër Kosovë. Por u gabuam, sepse ti Albin vërtet nuk e ke ndërmend të ndalesh. Përpos që përçmove kuadrot shëndetësore shqiptare, preferove segregacionin”, ka shkruar Tolaj.

Tolaj ka akuzuar Kurtin se e ka bërë Serbinë të duket humane para botës. Ai ka thënë se Serbia ende mohon dhe lufton çdo gjë shqiptare.

“Ti para botës drejtuesit e shtetit serb i shpalle heronj të humanitetit”

“Por ti Albin harrove se aparati shtetëror i Serbisë, mohon dhe lufton çdo gjë shqiptare. Ka ardh koha të ndalesh Albin. Mjaft më, se do të mallkoj gjaku i shqiptarëve të vrarë, e të masakruar nga serbo-sllavët. E pikërisht nga Serbia, kjo tokë ende kullon gjak. Prandaj mos fyej gjakun e Dëshmorëve, Martirëve, Invalidëve që akoma mbajnë plagë në trup. Mos poshtëro ata që nuk u dihen eshtrat dhe varret, sikundër edhe të dhunuarat e luftës. Vërtetë e dhembshme se si të katandisi kështu pushteti”, ka shkruar Tolaj në fund.

Maqedoni38 minutes ago

Rregulla të reja për administratën: Dy vlerësime negative, humbje e vendit të punës!

Shqipëri1 hour ago

Rama mbledh sot Grupin Parlamentar, pritet të bëhen publike masat për protestuesit e dhunshëm

Kosovë2 hours ago

Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

Shqipëri4 hours ago

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

Kosovë5 hours ago

Haradinaj e quan Kurtin “sundimtar”: Protestuesve u dha gaz lotsjellës e dajak

Maqedoni6 hours ago

“E mbanin për xhakete dhe e godisnin me boksa metalikë kryesisht në kokë, e pasonin si top” – dëshmia tronditëse e nënës së 13-vjeçarit të rrahur në Vlae

Shqipëri6 hours ago

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

Lajme7 hours ago

Kush janë organizatorët e protestës? Karamuço: Makinave të policisë u kanë vendosur GPS për të parë lëvizjet

Maqedoni9 hours ago

Tetovë: Rrahu vajzën e mitur dhe la pa përkujdesje foshnjën 10-muajshe, kallëzohet penalisht 33-vjeçarja

Shqipëri9 hours ago

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

Kosovë10 hours ago

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë

Lajme11 hours ago

Durmishi: Paga mesatare neto arriti në 48.499 denarë, rritje prej 18,4% për dy vite

NA NDIQ NË FACEBOOK