Uncategorized
Del rezultati i testimit për koronavirus të presidentit të Brazilit

Presidenti Brazilian Jair Bolsonaro testoi negativ për koronavirusin në tri testime të ndara, u bë e ditur të mërkurën.
Gjyqtari i Gjykatës Supreme Ricardo Lewandowski publikoi rezultatet e testimeve, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.
Të tri testet u administruan midis periudhës 12 dhe 17 mars, pasi Bolsonaro u kthye nga një takim dypalësh me presidentin amerikan Trump në Florida dhe shumë në rrethin e tij rezultuan pozitiv me Covid-19.
Publikimi i testimeve i jep fund një izolimi të zgjatur të parit të vendit. Bolsonaro kishte refuzuar të bënte publike testimet pavarësisht vendimeve të përsëritura ligjore.
Në ri testet e publikuara të mërkurën, Bolsonaro përdor emra të koduar, por numrat e identitetit përputhen me të.
Bolsonaro dorëzoi testet në Gjykatën Supreme të Brazilit.





















