Sport
Deeney kundër rifillimit të Premierligës: Preferoj të mbes pa asnjë cent sesa të rrezikoj familjen

Protokolli i propozuar nga Premierliga dhe ‘Projekti Rifillimi’ nuk po pëlqehen aspak nga Deeney, i cili sheh shumë rrezik nga rikthimi në fushat e blerta.
Kësisoj, lojtari i Watford dhe një nga sulmuesit që bëri bujë të madhe viteve të fundit, ka thënë se më përpara preferon të mbetet pa asnjë cent, sesa të kthehet dhe të rrezikojë edhe familjen e tij.
“Unë as që flas për futbollin. Unë po flas për shëndetin e familjes sime dhe kaq”, ka thënë Deeney, transmeton lajmi.net.
“Ndihem se nuk po kujdesem për familjen dhe unë nuk do ta bëjë këtë. Nuk do ta vë familjen time në rrezik”, shtoi ylli i Watford.
“Çfarë mund të bëjnë? T’i marrin paratë nga unë? Kam qenë i varfër më parë, kështu që nuk më shqetëson kjo gjë”, ishin disa nga fjalët e Deeney.
Premierliga vazhdon të ketë zëra kundër, njësoj siç kanë edhe disa liga të tjera që po planifikojnë rikthimin në fusha të blerta. /Lajmi.net/






















