Connect with us

Kosovë

Daut Haradinaj: Nëse preken kufijtë, dalim nga kjo qeveri

Publikuar

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se partia ku ai bën pjesë nuk tërhiqet nga parimet e saj të paprekshme për njësinë territoriale të Kosovës dhe pavarësinë e 17 shkurtit.

Shefi i deputetëve të AAK-së, ka thënë se partia e tij del prej qeverisë së re me LDK-në nëse tentohet të preken kufijtë dhe substanca e pavarësisë.

Këto komente, Haradinaj i ka bërë bashkë me zyrtarin tjetër të AAK, Blerim Kuçi.

“Nuk ka kthim mbrapa. 17 shkurti nuk preket”, ka thënë Haradinaj.Dalim prej Qeverisë nëse kjo qeveri i prek kufijtë. Pavarësia e 17 shkurtit është e paprekshme”, ka thënë ai në RTV Dukagjin.

NA NDIQ NË FACEBOOK