Connect with us

Kosovë

Dardan Molliqaj liston 5 arsye pse ministri Vitia duhet të japë dorëheqje

Publikuar

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas rastit tragjik të ditës së djeshme ku i riu Agon Musliu humbi jetën te konviktet ku ndodhej në karantinë të detyrueshme. 

Molliqaj ka kërkuar dorëheqjen e ministrit Arben Vitia, duke dhënë edhe pesë arsye pse duhej që ky i fundit ta merrte një vendim të tillë.

Z.Molliqaj ka deklaruar se politika ishte e pranishme edhe në pandemi, përcjell Periskopi.

Ish sekretari i Përgjithshëm i Vetëvendosjes ka deklaruar se dorëheqja e ministrit ndihmon në hetime të pavarura për rastin, se karantina ishte e paligjshme dhe njerëzit nuk ishin trajtuar barazisht, se karantina ka shërbyer për përndjekje politike, se ministri Vitia kishte shkelur kushtetutën me paramendim dhe se ngjarja kishte ndodhur nën mbikëqyrjen e shtetit.

Sa i përket përndjekjes politike, z.Molliqaj mund t’i jetë referuar ngjarjes me Behgjet Pacollin, pasi ministri Sveçla kërkonte me çdo kusht karantinimin e këtij të fundit te Konviktet në Prishtinë.

Statusi i plotë: 

Dorëheqja është përgjegjësi politike

Varësisht nga pozita ekonomike, vendndodhja gjeografike apo regjjmi politik nën të cilin jeton, ashtu i përjeton edhe pasojat e virusit.

Ka politike edhe në kohë pandemie. Mirë do ishte që atë ta shkëpusim nga instrumentalizimi, por kurrsesi t’i sheshojmë dallimet e kontradiktat. Askush nuk duhet të bëjë me gisht mbi fajësinë apo vargun e kauzalitetit deri tek ngjarja. Por, përgjegjësi politike duhet kërkuar.

Dorëheqje tash!

Dorëheqje sepse kjo i ndihmon hetimet;

Dorëheqje sepse karantina ka shërbyer për përndjekje politike;

Dorëheqje sepse njerëzit nuk ishin të barabartë para karantinës, kurse karantina është e paligjshme;

Dorëheqje sepse ministri Vitia e ka shkelur kushtetutën me paramendim kur shpalli masat. Midis Kushtetutës dhe shefit, e zgjodhi shefin;

Dorëheqje sepse ngjarja ndodhi nën mbikeqyrjen e shtetit.

NA NDIQ NË FACEBOOK