Connect with us

Sport

Dalin rezultatet e testit të Covid-19 për lojtarët e Juventusit

Publikuar

Në protokollin e rifillimit të Serie A, gjithashtu u parashikua që lojtarët dhe stafet e klubeve të testohen.

Bardhezinjtë kanë konfirmuar se asnjë prej lojtarëve apo stafit të klubit nuk kanë dalë pozitiv, transmeton lajmi.net.

Juve është klubi i parë që u trondit nga infektimi me koronavirus, kur mbrojtësi Daniele Rugani u bë lojtari i parë që merr virusin vdekjeprurës.

Më pas, Matuidi dhe Dybala ishin lojtarët e tjerë me Covid-19 por që u shëruan duke qëndruar të izoluar. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK