Connect with us

Sport

Çudia në Francë, shpallet kampion me vetëm një minutë lojë

Publikuar

Mes atyre që “do të mburren” me këtë titull ka edhe nga ata që në realitet nuk e kanë prekur Ligën 1 këtë sezon në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, siç është Jesé Rodriguez, përcjell SS.

Ish “xhevahiri” i Real Madridit, i cili në vitin 2016 u transferua në PSG, ku kurrë nuk arriti ta tregonte veten (në katër sezonet e fundit ai ka shëtitur Europën i huazuar), gjatë të kampionatit të fundit luajti në vetëm një takim. Ai u aktivizua në minutën e 90-të një sfide të vlefshme për javën e katërt, e fituar nga parizienët 2-0 në shtëpinë e Metz. Kaq i mjaftoi që ai ta ketë emrin mes kampionëve Francës.

Rregullat e LFP-së “Ligue de Football Professionnel) në fakt përcaktojnë se çdo lojtar i skuadrës që ka luajtur për të paktën 1 minutë, duhet në të gjitha aspektet të konsiderohet kampion.

Dy ditë pas atij aktivizimi “flash”, Jesé u transferua në huazim te Sportingu i Lisbonës, klub me të cilin ai mbylli marrëdhëniet e tij më 23 mars.

NA NDIQ NË FACEBOOK