Uncategorized
COVID 19/ Pesë raste të reja në Tetovë, gjithsejt në RMV 29 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit prej gjithsej 349 testeve të realizuara në vendin tonë, 29 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve, 9 raste janë regjistruar në Shkup, 1 në Kumanovë, 6 në Prilep, 5 në Tetovë, kurse në Strugë, Veles, Manastir, dhe Ohër janë regjistruar nga dy të infektuar.
Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 6 të shëruar nga Covid-19.
Me statistikat e fundit, në vendin tonë gjithsej me Covid-19 janë diagnostifikuar 1 723 persona prej të cilëve 1 235 janë kuruar, kurse 95 kanë humbur betejën me virusin.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë realizuar gjithsej 20 088 testime për Covid-19.
Sipas burimeve tona, mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë edhe një pacient 70 vjeç nga Velesi, por viktima do të futet në statistikat e raportit të nesërm.




















