Shëndetësi
Covid-19, mbi 1 mijë të vdekur në Pakistan

Pakistani ka raportuar 40 vdekje të reja në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e vdekjeve nga Covid-19 në më shumë se 1000.
Vendi ka konfirmuar më shumë se 47,000 raste deri më tani.
Pakistani gjithashtu ka filluar të lehtësojë kufizimet e bllokadës dhe të rihap bizneset.
Gjykata Supreme të hënën urdhëroi që të gjitha qendrat tregtare dhe tregjet të qëndrojnë të hapura edhe gjatë fundjavave, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.





















