Lajme
Cakaj: S’kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur koalicionin e Luginës së Bashkuar

Ministri i Jashtëm dhe Çështjeve të Evropës në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë se marrëveshja e mbrëmshme e partive shqiptare në Luginë të Preshevës është hap i duhur për forcimin e faktorit shqiptar atje.
“Partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës mbrëmë kanë mbyllur edhe ujdinë e brendshme për ndarjen e përgjegjësive brenda koalicionit të Luginës së Bashkuar!”, është shprehur Cakaj, transmeton Klan Kosova.
“Bashkimi i tyre është parakusht për mbrojtjen e lartësimin e interesave të tyre kombëtare! Ne, ndërkaq, nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur koalicionin e Luginës së Bashkuar!”.





















