Sport
Bundesliga vendosë të nderojë viktimat e COVID-19

Në dy xhirot e ardhshme, në dy nivelet më të larta të futbollit gjerman, do të mbahet nga një minutë heshtje para fillimit të ndeshjeve.
“Përhapja e koronavirusit tashmë ka marrë shumë jetë në gjithë botën. Futbolli profesional gjerman dëshiron të shprehë ngushëllimet e tij në dy xhirot e ardhshme”, ka deklaruar Christian Seifert, zëdhënës në DFL, përcjell lajmi.net.
Skuadra gjithshtu do të mbajnë edhe nga një shirit të zi në krah.
Bundesliga dhe Bundesliga 2 janë rikthyer në veprim javën e kaluar, duke u bërë ligat e para që kanë vendosur të fillojnë sezonin./Lajmi.net/





















