Connect with us

Kosovë

Buja: Vetëvendosje ndodhet në një dilemë historike pas vdekjes së 26 vjeçarit

Publikuar

më

Redaktori i Periskopit, Jetlir Buja, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook duke komentuar reagimin e militantëve dhe mbështetësve të Vetëvendosjes pas rastit tragjik në karantinën e Konvikteve ku një 25 vjeçar gjeti vdekjen pas hedhjes nga kati i katërt. 

Një mori komentesh nga simpatizantët e Vetëvendosjes po iu kërkojnë qytetarëve që të mos e politizojnë rastin, megjithëse një gjë e tillë sipas opinionistit Buja kishte qenë pjesë e diskursit të tyre.

Ai beson se Vetëvendosje ose duhet të heqë dorë nga diskursi që e ka përdorur përgjatë gjithë kohës sa ishte pjesë e politikës kosovare ose duhet të kërkojë dorëheqjen e ministrit Vitia apo zv.ministrit të tij, shkruan Peirskopi.

Më tej, Buja ka thënë se Vetëvendosje do ta zgjedh pikërisht dorëheqjen e ministrit apo të zv.ministrit në mënyrë që të mbrojë diskursin e tij që e përdorë popullin për qëllime elektorale.

“Natyrisht, Vetëvendosja do të vetëvendos për dorëheqjen e ndonjë njeriu në mënyrë që të mos preket diskursi. Ajo nuk mund ta përballojë një popull të çorientuar ku papritmas i thuhet se “jo çdogjë që ndodh në Kosovë është politike”. Ajo nuk mund ta përballojë një popull që – larg qoftë – vetëdijësohet se ka probleme të zgjidhshme klasore, sociale, lokale, individuale. Nuk mund ta përballojë një popull të çlidhur nga lidhja nyje me temat nacionaliste. S’mund ta përballojë një popull që s’është objekt amorf në pritje për t’i thënë se çka të mendojë, për çka të shqetësohet, e se çka të veprojë.” – shkruan ai. 

Statusi i plotë: 

NA NDIQ NË FACEBOOK