Connect with us

Kosovë

Britania shënon 252 të vdekur nga koronavirusi për 24 orë

Publikuar

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Britani të Madhe nga koronavirusi kanë vdekur 252 persona. Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 31,493.

Në Angli u shënuan 207 të vdekur, në Skoci 36 dhe në Uells nëntë. Irlanda Veriore pritet t’i publikojë të dhënat më vonë gjatë ditës.

Mijëra britanikë i kanë injoruar thirrjet për të qëndruar në shtëpi, duke ua mësyrë dyqaneve dhe parqeve në temperaturën që arriti deri në 26 gradë.

Gjendja e vërtetë e pandemisë në vendin ishullor vazhdon të mbetet e panjohur për shkak të vendimit kundërthënës të ministrave britanikë që ta shmangur testimin masiv në fazën e hershme të përhapjes.

Një epidemiolog i njohur tha të premten se dy të tretat e rasteve në Britani nuk janë të diagnostikuara për shkak se qeveria po refuzon t’i njohë simptomat si humbja e aftësisë për t’i dalluar shijet dhe aromat, të cilat në shtete të tjera si ShBA-ja njihen si shenja të infektimit.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, pritet që gjatë një fjalimi të dielën të njoftojë për lehtësimin e masave kufizuese, ndonëse ka paralajmëruar se dalja e njerëzve jashtë gjatë motit me diell mund të zhbëjë gjithçka që është arritur deri më tani në luftën kundër pandemisë.

Sidoqoftë, ai u akuzua për dërgim të përzier të porosive pasi vetë u pa duke shëtitur nëpër parkun “St James” në Londër, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

NA NDIQ NË FACEBOOK