Connect with us

Sport

Bologna në alarm, dyshohet për një rast me COVID-19

Publikuar

Në një deklaratë zyrtare të klubit, Bologna bën të ditur se skuadra do të mbajë stërvitje të izoluar nëse personi në fjalë përfundimisht teston pozitiv.

“Raundi i fundit i testimeve nga grupi i ekipit zbuloi një rast të dyshuar për COVID-19”, thuhet në deklaratë, përcjell lajmi.net.

Bologna është duke pritur analiza të mëtutjeshme rreth rastit të dyshuar.

Nëse anëtari i tyre do të konfirmohet pozitiv, skuadra do të vazhdojë me stërvitje të izoluara.

Sipas protokollit të ri, nëse një anëtar i klubit del pozitiv, e gjithë skuadra do të mbahet e tërhequr për 14 ditë./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK