Sport
Bjellorusia ‘dorëzohet’ përpara pandemisë, detyrohet të anulojë dy ndeshje

Bjellorusia ka qenë vendi i vetëm në Evropë ku luhej futbolli në mesin e pandemisë koronavirus, duke marrë një vendim befasues teksa të gjitha ndeshjet nëpër vendet tjera u anuluan.
Ka gati 24 mijë raste të konfirmuara të koronavirusit në Bjellorusi, me më shumë se 130 vdekje, transmeton lajmi.net.
Federata tha se ndeshja mes FC Minsk dhe Neman Grodno, e planifikuar të zhvillohet më 15 maj, është ndërprerë për shkak të rasteve të dyshuara të COVID-19 në mesin e lojtarëve të ekipit vendas.
Ndeshja e divizionit të dytë mes Arsenal Dzerzhinsk dhe liderëve të Lokomotiv Gomel, e planifikuar për 16 maj, u shty për shkak të rasteve të dyshuara në mesin e lojtarëve të Lokomotiv.
Datat e reja për ndeshjet nuk u njoftuan.
I gjithë vendi ka ndërmarrë një qasje tepër të relaksuar ndaj virusit dhe Jonas Baer-Hoffmann, sekretar për FIFPro, tha se refuzimi i ligës për të vendosur ndeshjet në pritje është ‘sinqerisht jo i kuptueshëm’. /Lajmi.net/






















