Connect with us

Kosovë

Bislimi i PDK-së: Dështimi me testimet është një nga 100 dështimet më të mëdhaja të Kurtit

Publikuar

më

Në një postim në rrjetin social facebook, nënkryetari i PDK-së për rini, Donjet Bislimi ka thënë se një nga 100 dështimet kryesore të bëra në 100 ditët e qeverisjes Kurti, ka qenë e vazhdon të mbetet mungesa e testimeve për koronavirusin. Ai thotë se pavarësisht retorikës mashtruese, Kosova vazhdon të ketë një numër shumë të vogël testimesh dhe i krahason të dhënat me Serbinë e cila ka një numër testimesh për frymë 4.4 herë më të madhe se Kosova. Konkretisht ai tregon se Serbia ka bërë 162 797 teste ndërsa Kosova vetëm 10642 teste.

Në postimin e tij Bislimi i cili për nga profesioni është mjek, tregon se sot Sllovenia ka shpallur përfundimin e pandemisë. Sipas tij ky suksesi i atribuohet faktit që ky shtet ka bërë më së shumti testime në rajon me  32566 teste për milionë banorë. Prandaj nëse vazhdohet me kete tempo pandemia ka për të zgjatur më shumë, paraliza e karantinës ka për të vazhduar edhe më tutje, ekonomia ka për të kolapsuar dhe fatkeqësisht kemi për të humbur më shumë njerëz.

Postimi i plotë e Donjet Bislimit është si më poshtë:

Një nga 100 dështimet kryesore të bëra në 100 ditët e qeverisjes Kurti ka qenë e vazhdon të mbetet mungesa e testimeve. Madje për këtë në mënyrë të paturpshme gënjyen dhe pastaj u demantuan. Po të ishin treguar më racional, më pak inatqor, më të menqur dhe më bashkëpunues dhe duke dëgjuar sygjerimet tona për më shumë teste, pandemia në Kosovë do të ishte frenuar prej shumë kohësh.

Gjersa vendet tjera të cilat ishin dhe janë shembuj të menaxhimit adekuat, si rezultat i numrit të madh të testimeve dhe zbulimit në kohë reale të rasteve, sot janë në proces të rihapjes së ekonomive dhe kthimit në normalitet. Rëndësinë e numrit të madh të testimeve e ka theksuar vet udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe gjithë ekspertët e saj anë e mbanë botës. Mirëpo, udhëheqësi i gjithëdijshëm i partisë Vetëvendosje, Kurti, në intervistat e tij televizive ka dalë kundër tyre duke thënë se nuk na duhen testet.

Për më tepër, Kryeministri i shkarkuar Kurti shumë herë është krenuar për menaxhimin e pandemisë duke mashtruar qytetarin me fjalët ne jemi model për gjithë rajonin e Evropën. E vërteta është që Kosova fatkeqësisht ende po mban një nivel të ulët testimesh ditore ndërkohë që kanë kaluar dy muaj nga fillimi i pandemisë dhe ka pasur mjaftueshëm kohë për të blerë tamponë testesh nëpër botë. Sipas të dhënave më të fundit të IKSHPK-së, në Kosovë janë bërë  10 642 teste ose 5321 teste për milion banorë, ndërsa Serbia ka bërë deri dje 162 797 teste ose 23323 teste për milionë banorë ose 4.4 herë më shumë se Kosova kur llogaritet për frymë.

Në rajonin tonë shkëlqen Sllovenia e cila sot ka shpallur përfundimin e pandemisë. Çelës i suksesit të Sllovenisë, e cila ka përmasa të ngjashme me Kosovën,  ka qenë padyshim numri i madh i testimeve, me një total prej 67701 testimesh deri dje që përllogaritet në 32566 teste për milionë banorë. Të dhënat janë të qarta e kuptimplota, dhe ripërisin fjalët e drejtorit të OBSH-së, test test test. Nëse vazhdohet me këtë tempo pandemia ka për të zgjatur më shumë, paraliza e karantinës ka për të vazhduar edhe më tutje, ekonomia ka për të kolapsuar dhe fatkeqësisht kemi për të humbur më shumë njerëz.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Maqedoni18 minutes ago

Aksion i përbashkët i FBI-së dhe MPB-së: 20-vjeçari nga Reçica e Madhe dyshohet për krime kibernetike

Shqipëri48 minutes ago

“Protesto, por mos shkatërro!”- Elvana Gjata reagon për protestat në Tiranë: Të zgjasim dorën për dialog! Pse duhet të vijmë gjithmonë në këtë pikë?

Lajme2 hours ago

Protesta/ Reagon Rama nga godina e dëmtuar e Kolegjit të Europës

Shqipëri3 hours ago

Taulant Seferi shkëlqen me dopietë në Turqi, e çon në nëntë numrin e realizimeve për këtë sezon!

Lajme4 hours ago

Seanca ku u votua ligji për Specialen, Haradinaj: Asnjë deputet s’ka pasë shans me dalë pa kry punë, jo pa gjakderdhje

Shqipëri6 hours ago

Champions League/ PSG i jep leksion Manchester City-t, spektakël me 6 gola në Angli, Haaland nuk mjafton!

Lajme7 hours ago

QKMF e Mitrovicës dhe Kosovamed Healthcare organizojnë aktivitet për muajin Tetori Rozë – muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit

Shqipëri9 hours ago

Ministri Demo viziton efektivët te Trauma, 51 policë të lënduar nga protesta: Dhuna ndaj efektivëve është e papranueshme!

Lajme10 hours ago

Detaje nga rasti i vdekjes së 46-vjeçarit që u raportua i zhdukur

Maqedoni11 hours ago

FBI zbulon gjurmët në Tetovë: 20-vjeçari dyshohet se drejtonte tregun ilegal të të dhënave!

Shqipëri11 hours ago

“Po Arkivi çfarë ju ka bërë?”- Protestuesit dogjën Arkivin e Shtetit, Vengu: Çfarë ambicieje e përligj këtë egërsi?

Kosovë12 hours ago

Kush përfiton prej kësaj?”Çka po ndodh me protestat në Shqipëri sipas Baton Haxhiut?

NA NDIQ NË FACEBOOK