Kosovë
Bislimi i ndërron fjalët: Nuk e kemi ulur papunësinë

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka komentuar deklaratën e tij për ulje të papunësisë duke thënë se kritikat për të ishin të pakuptimta. Ai tani ka ndryshuar edhe fjalët.
Bislimi mohuar se ka thënë se është ulur papunësia, pavarësisht shkrimit të para disa ditëve në të cilin mburrej për uljen e papunësisë dhe shkruante se “që nga viti 1999, shkalla e papunësisë në Kosovë kurrë nuk ka qenë më e ulët se 24.5%.”shkruan Periskopi.
Ai ka përmendur edhe disa forma se s’i mund të ulet papunësia, ku një ndër to ka thënë se është përzënja e popullit nga vendi siç ka bërë qeveria e Isa Mustafës.
“Gjithkund në botë matet papunësia me të njëjtën formulë. Ajo që ka ndodhur në muajin mars është se kemi 11 mijë e 200 të punësuar të regjistruar për herë të parë e janë pajisur me kontrata njëvjeçare. Me automatizëm klasifikohen në listën e të punësuarve. Nëse kanë qenë në të papunëve, ajo ulet automatikisht. Ne s’kemi thënë se kemi ulur papunësinë. Ajo bie në tri forma: Duke hapur vende pune; Duke e përzënë popullin siç ka bërë Isa Mustafa dhe duke formalizuar ekonominë”, ka deklaruar Bislimi në KTV, përcjellë Periskopi.
Ndryshe deklarata e Bislimit për uljen e papunësisë në kohë të pandemisë ka ngjallur reagime dhe të qeshura të shumta në rrjetet sociale./Periskopi/























