Sport
Bisedimet po përparojnë, Cavani afër rikthimit në Serie A

Cavani do të jetë një agjent i lirë në fund të sezonit dhe ka disa kohe që shumë klube kanë kontaktuar atë, përfshirë Atletico Madrid, Newcastle United dhe Manchester United, por së fundi në garë është futur edhe Inter.
Me Mertens që vendosi të qëndrojë te Napoli, Interi është kthyer të shikojë opsionet tjera, kështu që Cavani duket si një zgjidhje ideale.
Cavani ka luajtur për Palermon dhe Napolin në të kaluarën, ndërsa fanellën e PSG e mban veshur që nga viti 2013. Këtë sezon El Matador ka shënuar shtatë gola në 22 ndeshje.
Largimi i tij nga Parisi duket i sigurt, tani e vetmja pyetje është nëse ai do të transerohet tek Inter apo përfundimisht do të zgjedh një klub tjetër./Lajmi.net/






















