Sport
Bild e bën të kryer, Rashica është lojtari më i ri i Leipzig

Kjo falë formës së mirë që po kalon ylli kosovar me skuadrën e Werder Bremen, derisa ka zgjuar interesimin e top skuadrave evropiane.
Largimi duket i pashmangshëm në verë, mirëpo e përditshmja gjermane Bild raporton se RB Leipzig ka arritur marrëveshje në parim me 23-vjeçarin, ndërsa tani pritet të bindet edhe Werder Bremen, përcjell lajmi.net.
Gazetari i njohur Ronnan Murphy, i njohur për burimet e tij me klubet gjermane, ka shkruar në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, se Rashica ka arritur marrëveshje me Leipzig, gjithnjë sipas Bild.
RB Leipzig have agreed terms with Milot Rashica, according to Bild. Leipzig want to pay €20m to Werder Bremen for the attacker. #RBL #SVW
— Ronan Murphy (@swearimnotpaul) May 12, 2020
Trajneri Julian Nagelsmann tashmë ka biseduar me Rashicën, derisa aktualisht ky operacion llogaritet t’i kushtojë klubit të RedBull rreth 20 milionë euro.
Rashica mund të zyrtarizohet te Leipzig, pas kalimit të Timo Werner te Bayern. /Lajmi.net/






















