Lajme
BFI – Qeverisë: Nuk e pezullojmë faljen e namazit të Bajramit! (Dokument)

Bashkësia Fetare Islame i ka derguar qeverisë para pak ditësh një letër ku ka kërkuar që të lejohet falja e namazit të Bajramit nëpër xhamija dhe mos të vendoset orë policore gjatë vikendit.
“Vënia e orës policore ashtu siç është e paralajmëruar do të irritonte pa masë besimtarët islam, nga shkaku se gati një muaj në vikende nuk ka patur orë policore, gjë që me automatizëm nënkuptohet se kjo bëhet me qëllim që të ndalohet falja e namazit të Fitër Bajramit i cili falet një herë në vit, namaz ky që zgjat vetëm 15 minuta”, thuhet në letrën e BFI-së dërguar Qeverisë, rrespektivisht Shtabit të krizës.
“Sa për informimin tuaj, Rijaseti i BFI-së për shkak të situatës me pandeminë ka hequr dorë nga organizimi i Manifestimit Qëndror të Fitër Bajramit, por nuk do të marrë përgjegjësi mbi vete për pezullimin e faljes së namazit të Fitër Bajramit në xhami”, thuhet më tej në letrën e BFI-së./Zyrtare.net/




















