Connect with us

Sport

Besiktas kërkon transferimin e Taulant Xhakës

Publikuar

Është tani Taulant Xhaka, futbollisti i radhës që mund të transferohet në futbollin turk.

Raportohet se gjiganti turk, Besiktas, po kërkon shërbimet e mesfushorit nga Kosova, që paraqitet për Kombëtaren e Shqipërisë, përcjell lajmi.net.

Trajneri Sergen Yalcin e ka në listën e dëshirave dhe në krye të objektivave të merkatos. Xhaka shihet si njeriu i duhur për të mbledhur mesfushën e bardhezinjëve.

Xhaka është pjesë e skuadrës së parë të Baselit që nga viti 2010, dhe në 188 paraqitje ka shënuar 4 gola.

Ai një sezon ka qenë i huazuar edhe te Grasshopper./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK