Connect with us

Sport

Berbatov kujton ndeshjen e çuditshme te Man Utd: Isha si Baresi, Maldini e Beckenbauer në një lojtar

Publikuar

Ikona bullgare e futbollit, Berbatov, i cili pjesën më të mirë të karrierës së tij e kaloi në Premierligë me Man Utd e Tottenham, ka zbuluar një nga ndeshjet e tij më të pazakonta.

Berbatov kishte një ndeshje në të cilën ai luante krejtësisht si një mbrojtës. Madje, thotë se ishte si Baresi, Maldini e Beckenbauer të luanin në një trup.

Bëhet fjalë për ndeshjen e Kupës, kundër Leeds United, kur ai mbulonte hapësirat e lëna nga i lënduari Zekir Fryers.

“Së pari, nuk ishin pesë minuta, por ishte një gjysmë ore”, ka thënë Berbatov, transmeton lajmi.net.

“Sigurisht se e kujtoj, por ndoshta jo shumë kush e kujton atë ndeshje. Isha si Baresi, Maldini dhe Beckenbauer në një trup”, ka shtuar tutje ai, duke bërë shaka.

United kishte shfrytëzuar të tri zëvendësimet para se Fryers të lëndohej, kështu që Berbatov mbulonte pozitat në qendër të mbrojtjes. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK