Connect with us

Kosovë

Behramaj: Vjosa Osmani edhe zyrtarisht paska dalë kundër LDK-së e pro Vetëvendosjes

Publikuar

më

Adil Behramaj, këshilltar i Presidentit Thaci, shkruan se të gjitha partitë kanë politikanë si Vjosa Osmani, por asnjë nuk e ‘tradhton pabesisht partinë si ajo’.

Ai shkruan:

Vjosa Osmani garoi me sloganin “Beso”, por qytetarët nuk i besuan dhe humbi. Përkundër kësaj, LDK-ja vazhdoi t’i besonte. Pas zgjedhjeve ia besuan edhe pozitën e Kryetares së Kuvendit. Megjithatë, ajo si për ironi po vazhdon të mos besojë në partinë e saj. Me komentet që i paska dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, siç raportuan mediat, Vjosa Osmani zyrtarisht e paska përkrahur Lëvizjen Vetëvendosje dhe jo partinë e saj. Ajo e paska kontestuar dekretin me të cilin bashkëpartiaku i saj, Avdullah Hoti, i propozohet Kuvendit si kandidat për kryeministër për ta formuar Qeverinë e re.

Në fakt, përkundër që është juriste, Vjosa Osmani nuk ka lidhje me kushtetutshmëri dhe këtë e ka dëshmuar shumë herë deri më sot. LDK-ja ka pësuar sa herë që asaj ia ka besuar “avokaturën”. Por, meqë këtë radhë qenka bërë avokate e Kurtit, paskan shpëtuar prej saj.

Çdo parti ka konkurrencë të brendshme dhe politikanë ambiciozë. Por, asnjë parti nuk ka politikane si Vjosa Osmani, që konkurrencën e brendshme mes kolegëve e lufton duke i mbështetur konkurrentët e jashtëm të partisë së saj!

Ajo më e përgjegjshme do të tregohej sikur t’i merrte parasysh rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të bënte punën e saj si Kryetare e Kuvendit për t’i ndërmarrë nismat e nevojshme ligjore për menaxhimin e pandemisë, se ta ndihmonte zyrtarisht e publikisht shefin e vërtetë të saj, duke e tradhtuar pabesisht edhe partinë që e rriti dhe që aktualisht i takon!

 

Lajme10 minutes ago

Zhurnal: Studentët e USHT-së në presion nga profesorët universitar të BDI-së: frikësohen ta përshëndesin provimin e jurisprudencës në shqip?!

Lajme32 minutes ago

Orhan Ibrahimi: Shëmtuesit e lirisë, barazisë dhe demokracisë, larg studentëve!

Maqedoni35 minutes ago

194 km/h aty ku lejohen 80! Arrestohet shoferi i Rolls-Royce në autostradën Tetovë–Gostivar

Ndryshe37 minutes ago

Imer Ziberi, shqiptari nga Tetova që kandidon për Këshillin Komunal në Ptuj të Sllovenisë: “Dua të jem zëri i shqiptarëve”

Shqipëri1 hour ago

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Lajme2 hours ago

Berisha mesazh anëtarëve të PD-së për pjesëmarrje në protestën e së shtunës: Studentët po luftojnë për ne

Maqedoni3 hours ago

Shkrumbohet plotësisht një shtëpi në Zelenikovë, pronari tentoi ta shuante zjarrin vetë.

Shqipëri4 hours ago

Pësoi kolaps gjatë stërvitjes, Bayern Munich reagon zyrtarisht për Kompany: Si paraqitet gjendja shëndetësore e trajnerit belg

Bota4 hours ago

Çfarë Egjipti i ofron Saudisë në luftën kundër huthinjve?

Lajme4 hours ago

Ambasada amerikane: Presim që të zhvillojmë dialog strategjik me Kosovën kur të krijohen kushtet e duhura

Maqedoni5 hours ago

Shtetasit bullgarë do të votojnë të dielën në shtatë qytete të Maqedonisë.

Bota5 hours ago

Putin dhe “strategjia e vuajtjes”, raporti i NYT: Po kërkon që ta lerë Kievin pa ujë dhe të nxisë pakënaqësi!

NA NDIQ NË FACEBOOK