Connect with us

Kosovë

Behramaj: Kurti dallon nga politikanët që ai i quan të vjetër, vetëm për orientimin e tij anti-perëndimor

Publikuar

Këshilltari politik i Presidenti Thaçi, Adil Behramaj ka thënë se Albin Kurti vetëm për një gjë mund të ndryshojë nga politikanët të cilët ai i quan ‘garda e vjetër.

Sipas Behramajt, Kurti në 51 ditët e qeverisjes së tij, ka treguar se ka orientim anti-perëndimor .

Ai ka theksuar se Kurti nuk ka lënë asnjë gjurmë me vlerë në historinë e Kosovës.

Postimi i plotë i Behramajt në Facebook:

Kurti dhe njerëzit e tij gjithandej po përtypin togfjalësh si “regjim i vjetër, garda e vjetër, klubi i vjetër”, duke menduar se e kanë gjetur “dietën” për ta bërë diferencën me kundërshtarët politikë. Por, për nga aktiviteti i gjatë politik, Kurti nuk dallon aspak nga liderët që po i kategorizon si të vjetër. Dallimi i vetëm është që Kurti nuk e ka lënë asnjë gjurmë me vlerë në rrugëtimin e deritashëm të Kosovës. Sforcimi i këtij mesazhi politik, pas kësaj qeverisjeje të retarduar, nuk e bënë atë as politikan të së ardhmes dhe as lider me perspektivë, por e rikonfirmon si një dështak politik!

Gjurmët që i ka lënë në këto dekada ishin të dëmshme për institucionet, çrregulluese për proceset politike dhe me pasoja të mëdha për ekonominë dhe jetën e qytetarëve.

Ndërsa, me regjimin e ri në 51 ditë qeverisjeje, Kurti dëshmoi edhe orientim gjeopolitik antiperëndimor. Dhe, në fakt, vetëm kjo mund të jetë gjenerata e re politike që ai përfaqëson!

NA NDIQ NË FACEBOOK