Connect with us

Kosovë

Behramaj: Anketën e Pulsit Publik të UNDP-së e ka bërë “UBO Consulting”, që me vite e favorizon Vetëvendosjen

Publikuar

më

Këshilltari i Thaçit, Adil Behramaj, ka reaguar ndaj anketës që kompania e afërt me Vetëvendosjen, “UBO Consulting”, ka bërë për UNDP-në. Behramaj ka thënë se nuk ka më qesharake se të konstatohet që qytetarët janë të kënaqur deri në 72.4% me punën e Kryetares së Kuvendit, e cila asnjë punë nuk e ka bërë.

Sipas tij, në total ajo vetëm 2-3 seanca i ka udhëhequr. Ai ka ironizuar me pronarët e kësaj kompanie, duke thënë se qytetarët mbase janë kënaqur shumë me Vjosa Osmanin, pasi që ajo e ka mbiemrin e njëjtë me pronarët e “UBO Consulting”.

Këshilltari i Thaçit ka thënë se janë shumë kuota që një anketim e bëjnë të besueshëm dhe jo si ky që e paska bërë “UBO Consulting”, me adresar dhe numërator të marrë sigurisht nga selia e Lëvizjes Vetëvendosje!

“Anketën e raportit “Pulsi Publik” të UNDP-së e paska bërë “UBO Consulting”, e cila prej kur e mbaj mend si emër e favorizon Albin Kurtin. Për shkak të pandemisë anketimi qenka realizuar përmes intervistave telefonike me gjithsej 1306 qytetarë, kurse përzgjedhja e mostrës qenka bërë përmes metodës Random Digit Dialing, që kinse realizohet përmes thirrjeve të rastësishme. Fillimisht, për ta thjeshtuar kuptimin e mostrës, ajo është sikur ju ta lexoni tani një faqe libri dhe mbi bazën e asaj faqeje si mostër ta nënkuptoni përmbajtjen e tërë librit. Janë shumë kuota që një anketim e bëjnë të besueshëm dhe jo si ky që e paska bërë “UBO Consulting”, me adresar dhe numërator të marrë sigurisht nga selia e Lëvizjes Vetëvendosje! Mostrimi duhet të jetë përfaqësues dhe të shpërndahet edhe nëpër komuna, etni, gjini, moshë, vendbanime urbane dhe rurale, sepse nëse kufizohemi p.sh. vetëm në populacionin e Prishtinës, Deçanit apo Drenicës, qysh tani mund t’i dimë përafërsisht rezultatet! Por, nuk ka më qesharake se të konstatohet që qytetarët janë të kënaqur deri në 72.4% me punën e Kryetares së Kuvendit, e cila asnjë punë nuk e ka bërë. Në total 2-3 seanca i ka udhëhequr. Atë të votimit të Qeverisë dhe tjetrën të votimit të Mocionit të Mosbesimit kundër Qeverisë. Këtë të fundit me çdo kusht ishte munduar të mos e mbante! Qytetarët mbase janë kënaqur shumë me Vjosa Osmanin, pasi që ajo e ka mbiemrin e njëjtë me pronarët e “UBO Consulting”. Falsifikimi i realitetit sa për t’iu krijuar imazhe fitimtarësh klientëve politikë, që qytetarët të mos arrijnë ta ndajnë as të vërtetën nga falsja, këtë shoqëri e ka bërë shumë indiferente. Dukja në politikë, në të cilën investon shumë Kurti, duke blerë edhe “wiews” nga India dhe Kina sa për t’u dukur sikur është rritur, është shumë e parëndësishme në krahasim me substancën. Po ashtu, po kjo kompani e kishte bërë edhe “anketën” e parafundit, sipas së cilës Lëvizja Vetëvendosje gjoja ishte rritur në mbi 50%. Pra, vetëm dukja ju intereson këtyre! Prandaj, UNDP nuk duhet ta rrezikojë imazhin e saj me angazhimin e kompanive që janë pararojë e politikës, të cilat prej ekzistencës së tyre e favorizojnë Vetëvendosjen. Ne kemi nevojë për substancë dhe jo për “sallata” politike!”, ka shkruar Behramaj.

Shqipëri17 minutes ago

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

Lajme1 hour ago

Rrahmani: Ka kaluar koha e dorëheqjeve, tani është koha e shkarkimeve

Maqedoni2 hours ago

Kostovski përdor patronatin e shkollës “Penko” për politikë, drejtoresha kritikohet nga prindërit!

Shqipëri3 hours ago

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Lajme4 hours ago

“Mendoj se ka ardh koha”: Deputeti i LDK-së pritet të kandidojë për kryetar të partisë

Maqedoni5 hours ago

Biblioteka e re e Tetovës 80% gati, por me dyer të mbyllura! Miliona denarë e premtime pa afat për objektin e Teatrit dhe Bibliotekës

Shqipëri6 hours ago

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Lajme7 hours ago

Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi

Maqedoni7 hours ago

Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e grave

Kulturë7 hours ago

Mexhiti në promovimin e librit “Fragmente të arkitekturës bashkëkohore shqiptare”: Arkitektura është pjesë e identitetit tonë

Maqedoni8 hours ago

Limani: Kemi realizuar mbi 45 projekte, tani në fokus bulevardi “Vëllezërit Gjinoski”, ura te Gjykata dhe investimet në vendbanime

Lajme8 hours ago

Agim Islami: Ai që ka para dhe fuqi politike del në liri edhe pse ka vjedh, ata që s’kanë, kalben në burg pa asnjë faj!

NA NDIQ NË FACEBOOK