Kosovë
‘Behet i gjallë’ Glauk Konjufca, fotografohet me Rexhep Selimin

Janë bërë 18 ditë që kur ministri në detyrë i Punëve të Jashtme Glauk Konjufca nuk është shfaqur në publik.
Por ai është bërë sot ‘i gjallë’, pasiqë ka vizituar grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kështu ka njoftuar shefi i deputetëve të LV-së Rexhep Selimi në një postim në rrjetin social Facebook.
Selimi ka shkruar se Konjufca nuk është vetëm ministër, por, edhe kryetari më i mirë që ka pasur Lëvizja Vetëvendosje në grup parlamentar.
“Me GlaUKIN në GP. Nuk është veç ministër por edhe Kryetari ma i mirë që ka pase Grupi Parlamentar ndonjëherë”, ka shkruar Selimi.
Kujtojmë se paraqitja e fundit publike e Glauk Konjufcës ishte në studion e RTV Dukagjinit ku përballë analistëve ka sulmuar këshilltarin e kryeministrit Kurti, Shkëlzen Gashi për deklaratat e tij ndaj UÇK-së dhe Dick Martyt./Periskopi/


















