Connect with us

Sport

Befason fqinji gjeografik i Kosovës, rifillon kampionatin me tifozë

Publikuar

Tashmë kampionati i futbollit ka rifilluar në disa vende evropiane, por shikuesit nuk lejohen në stadiume.

Në Mal të Zi është vendosur për të hedhur një hap përpara, edhe pse në dukje i rrezikshëm. Mali i Zi ka mbi dhjetë ditë që nuk ka raportuar raste të reja me COVID-19, ndërsa është vendi i parë në Evropë që nuk ka asnjë rast aktiv aktualisht.

Kësisoj, kryeministri, Dushko Markovic në një konferencë për shtyp, ka bërë me dije se do të lejohet një numër i caktuar tifozësh. “Do të lejohet numër i kufizuar i publikut në ngjarje sportive, me masa të duhura”.

Rreth një muaj më parë është vlerësuar e pamundur që edicioni të rifillojë në Mal të Zi. Të lejohen tifozët nuk ka qenë opsion. Por situata është përmirësuar ndjeshëm së fundi dhe masat janë lehtësuar.

Kampionati në Mal të Zi rifillon pas 84 ditëve, ndërsa 13 javet si dhe gjysmëfinalet dhe finalja e Kupës do të luhen deri më 2 gusht. Në ditët e ardhshme do të përcaktohet numri i tifozëve që do të lejohen nëpër stadiume. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK