Connect with us

Sport

Bayern shkatërron Frankfurtin, mysafirët frymuan vetëm në pjesën e dytë

Publikuar

me

Bavarezët kanë demoluar Frankfurtin në ‘Allianz Arena’, duke e mposhtur me rezultatin 5:2, shkruan lajmi.net.

Vendasit kaluan në epërsi qysh në minutën e 17’, kur Leon Goretzka gjeti golin, pas asistimit të Thomas Muller.

Në minutën e 41’, Muller tashmë u kthye në golashënues, duke shfrytëzuar për mrekulli asistimin e Alphonse Davies, duke bërë kështu që pjesa e parë të mbyllet me rezultatin 2:0.

Pjesën e dytë bavarezët e nisën edhe më furishëm, duke shënuar për 3:0 qysh në minutën e 46’, me anë të Robert Lewandowski, shkruan lajmi.net.

Frankfurt frymoi për tre minuta, duke shënuar në minutat 52’ dhe 55’ me anë të Martin Hinteregger, për të ngushtuar epërsinë në 3:2, por kjo ishte krejt çka ata arritën.

Kampionët në fuqi reaguan shpejtë pas këtyre dy golave, duke shënuar edhe dy herë të tjera.

Alphonse Davies shënoi për 4:2 në minutën e 61’, kurse Hinteregger shënoi edhe golin e tretë, por kësaj radhe në portën e tij, për rezultatin final 5:2.

Me këtë fitore, Bayern ngritët në 61 pikë dhe mban pozitën e parë me katër pikë më shumë sesa Dortmund, kurse Frankfurt mbetet me 28 pikë në pozitën e 13-të në tabelë. /Lajmi.net/

MË TË LEXUARAT