Lajme
Basha-Ramës: Peng i oligarkëve vjedh dhe varfëron shqiptarët – shfrytëzoi pandeminë për të shkatërruar teatrin

Kryetari i partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, ka deklaruar se kryeministri shqiptar Edi Rama është peng i oligarkëve dhe punon vetëm për ta.
Basha në Twitter shtoi se Rama shfrytëzoi pandeminë për të shkatërruar teatrin, njofton Klan Kosova
R”ama nuk e sheh më vizën e korrupsionit dhe as vizën e dhunës. Ai është peng i krimit, dhe sillet si kriminel me njerëzit. Është peng i oligarkëve dhe punon vetëm për ta. Ai vjedh përditë, shkatërron dhe varfëron shqiptarët. Ai shfrytëzoi edhe pandeminë për të vjedhur, për të shkatërruar teatrin, për të grabitur pasuritë publike dhe i la njerëzit pa asnjë ndihmë. Prandaj, Shqipëria do të shpëtojë prej këtij hajduti ordiner që bën vetëm keq: gjithë njerëzit e ndershëm ia kanë hequr vizën!” ka shkruar Basha në Twitter.



















