Connect with us

Lajme

Basha dhe aleatët nuk pyesin më për Covidin, marrin vendimin final

Publikuar

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur për gazetarët, pas takimit që ka mbajtur me aleatët në selinë e PD-së, ku njoftuan se do të nisin përgatitjet për fillimin e protestave mbarëkombëtare. Basha tha se fillimisht opozita do të mbështesë të gjitha protestat e shoqërisë civile, dhe njëherësh do organizojë strukturat.

Basha: Vendi drejtohet nga një hajdut ordiner që ka marrë peng shtetin shqiptar, kulturën dhe shpirtin e qytetarëve, prej 7 vitesh opozita ka bërë betejë me këtë të keqe. Kemi ekspozuar ditë pas dite shkatërrimin e rendit kushtetuese, zgjedhjeve të vjedhura. Kjo është afera e radhës, është guri i rëndesës në shpirtin e çdo shqiptari që merakoset për të ardhmen e tij.

Si sot tre vite më parë unë u ula në një tryezë, me shpresën që do të arrinim një marrëveshje. Koha tregoi se unë gabova, opozita është e vendosur që kjo mos të ndodhë më kurrë.

Ne jemi të vendosur që duam të largojmë me çdo mjet demokratik largimin e qeverisë. Ne do të mbështesim çdo protestë të Alerancës së Teatrit dhe shoqërisë civile, dhe do të organizohemi për protesta mbarëkombëtare, kjo do të jetë me efekt të menjëhershëm. (E.K/Faxweb.al)

NA NDIQ NË FACEBOOK