Connect with us

Sport

Barcelona nuk do ta largojë Lengletin

Publikuar

Zërat për transferimin e Lautaro Martinez te Barcelona nuk kanë të ndalur, derisa shuma e lartë e kartonit të tij bën që disa lojtarë të lidhen me largimin e mundshëm nga ‘Camp Nou’, për t’u siguruar fondet.

Një nga emrat që thuhej se mund të largohet është ai i qendërmbrojtësit Lenglet, por një gjë e tillë duket se ka pak gjasa të ndodh.

Sipas raportimeve të ‘Goal’, Barcelona nuk do ta shes kartonin e Lenglet gjatë verës, transmeton lajmi.net.

Francezi shihet si pjesë shumë e nevojshme për skuadrën, pasur parasysh problemet në mbrojtje.

Të ardhurat për Lautaro Martinez Barcelona planifikon t’i sigurojë në një mënyrë tjetër. Lenglet do të jetë i qetë. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK